Futboll Seria A Sport

ARSENAL SHUMË PRANË AKORDIT ME MBROJTËSIN BRAZILIAN/ Kjo lëvizje mund të sjellë efekt domino në merkato

Arsenali është shumë pranë transferimit të Gabriel Magalhaes nga Lila. “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje personale me mbrojtësin dhe do paguajnë në arkat e klubit francez 30 milionë euro.

Napoli dhe Evertoni gjithashtu ishin në bisedime me brazilianin dhe kishin bërë oferta pak a shumë të ngjashme me atë të klubit anglez, por në fund vendimtare duket se ka qenë dëshira e vetë lojtarit. Kjo lëvizje mund të sjellë efekt domino në merkato, pasi bën që Napoli të mos e shesë Kulibalinë.

Klubi italian e kërkonte Magalhaesin si zëvendues të senegelazit, por marrëveshja nuk është arritur dhe Kulibali mund të qëndrojë në Serinë A. Për Kulibalinë skuadra më e interesuar është Mançester Siti, që ishte pranë arritjes së akordit me Napolin ditët e fundit.

Related posts

E BUJSHME/ “Katatalansit” dhe Ajax firmosin marrëveshjen e re, ja strategjia e shkëmbimit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool peshkon në Gjermani, pranë marrëveshjes me mesfushorin!

Delo.autor

“EURO 2020″/ Përballja Angli-Gjermani shkon 2.2 miliardë euro. Vlera e ekipeve…

Delo.autor

Leave a Comment