Europa League UEFA

VIDEO/ Ish sulmuesi i Chelseat e ndëshkon në fund Atalantan e Berishës dhe ia dhuron fitoren Dortmundit

Atalanta e Berishës ka marrë një rezultat negativ nga ndeshja e parë kundër Dortmundit në Europa League.

Borussia Dortmundi ka fituar në shtëpi 3-2 kundër Atalantas së portierit shqiptar, Etrit Berisha, rezultat ky që nuk është i favorshëm për italianët, që ndeshjen e kthimit e zhvillojnë në shtëpi javën e ardhshme.

Golin e fitores Dortmundi e realizoi në fund të ndeshjes. Ish sulmuesi i Chelseat, Michy Batshuayi, shënoi për 3-2 në minutën e 90’, ndërsa kishte realizuar edhe golin e barazimit në minutën e 65’, kurse golin e parë e shënoi Andre Schuerrle, në minutën e 30’të.

Për Atalantan e Etrit Berishës realizoi Josip Ilicic 51’ dhe 56’.

Related posts

LIVE/ Valencia-Arsenal, Gameiro kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ja kush janë golashënuesit më të mirë, emrat SURPRIZË

F.autor

RENNES-ARSENAL/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, autogol

Delo.autor

Leave a Comment