Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Parashikohet të jetë një goditje e Partizanit në merkato, futbollisti poston FOTO nga Tirana

Vladica Brdarovski parashikohet të jetë një nga goditjet e Partizanit, në rast se KAS-i u heq embargon e afrimeve në merkato. “Panorama Sport” e paralajmëroi të shtunën këtë lëvizje, pasi palët prej ditësh i kanë nisur bisedimet.

Dhe për ta vërtetuar këtë lëvizje të mundshme të “demave” në merkato ka menduar vetë ishmbrojtësi i Vardarit. 30-vjeçari ka postuar një foto nga Tirana, duke lënë të kuptohet për destinacionin e tij të ri.

Brdarovski thuhet se e ka gjetur akordin me Partizanin dhe me zhbllokimin e merkatos trajneri Daja do të ketë në dispozicion një lojtar me eksperiencë në të djathtë të mbrojtjes. Gjasat janë që Brdarovski të bashkohet me ekipin në Ohër.

Related posts

“BOMBA” E VERËS/ Barcelona planifikon shkarkimin e Setien. Ja si duhet të shpëtojë trajneri i katalanasve

Delo.autor

Scocco gol alla-Maradona, çfarë perle vjen nga Argjentina! (VIDEO)

Q.Autor

NBA/ Rockets pëson humbjen e parë në Play Off, Utah mposht Oklahomën

Sadik.Autor

Leave a Comment