Futboll Seria A Sport

E DHIMBSHME/ Aksidentohet njeriu i besuar i Contes, trajneri i Inter në gjendje të rëndë

Trajneri i portierëve të Interit, Adriano Bonaiuti, ndodhet në spital në gjendje të rëndë pas një aksidenti. Ai u aksidentua nga një makinë gjatë kohës që po ecte me biçikletë. Gazeta Il Resto del Carlino shkruan se 53-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda.

Njeriu i besuar i Conte ndodhet në spitalin e Anconas. Ai po trajtohet në mënyrë të specializuar nga mjekët e këtij spitali. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës afër Ascolit, pak orë pasi interi u kthye nga Gjermania.

Bonaiuti është pjesë e stafit të Interit që prej vitit 2013. Ai ka drejtuar më herët dhe portierët e skuadrave të Romës dhe Udineses. Një lajm shumë i keq ky për Interin që është mobilizuar t’i qëndrojë pranë.

Related posts

Nemanja Matic: Pogba është lojtari kryesor te Manchester United

Sadik.Autor

Leonardo Bonucci: Këshilla ime për Milanin…

Sadik.Autor

KAOS TOTAL/ Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Skënderbeu në krizë të thellë rezultatesh

Isa.Autor

Leave a Comment