Champions League Futboll Sport

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Stankovic: Nëse duhet do e ndal ndeshjen, nuk jam provokuar ende

Trajneri i Crvena Zvezdes, Dejan Stankovic, foli nga konferenca për shtyp para ndeshjes me Tiranën. Ish-lojtari i Interi e ka pranuar se deri më tani ka kaluar një kohë shumë të mirë në Shqipëri dhe nuk ka patur probleme. Ai lë mënjanë politken dhe mendon vetëm për futbollin e luajtur në fushën e blertë.

Ndeshja dhe rrezikshmëria – “Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër. Gjërat e tjera nuk më interesojnë. Nëse unë mendoj se duhet ta ndaloj ndeshjen, e ndaloj. Futboll është luajtur para kësaj ndeshje, do të luhet edhe pas kësaj ndeshje. Do të shohim si do të shkojë takimi”.

Tifozët – “Në radhë të parë, të vjen keq që nuk ka tifozë, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ne jemi përgatitur përpara maksimalisht, e kemi studiuar kundërshtarin. Jemi përgatitur për të gjitha skenarët.”

Favoriti– “Mendoj se Tirana është një ekip i ri dhe shumë i organizuar, ka shpejtësi dhe një bllok shumë të mirë, e treguan edhe në ndeshjen kundër Dinamo Tbilis. Me sa kam kuptuar unë, trajneri i Tiranës ka marrë rolin e favoritit. Nëse ju mendoni se ne jemi favorit, atëherë jam dakord me ju (qesh)”.

Grupi – “Sa i takon futbollistëve që janë grumbulluar, janë zgjedhje e imja. Kush nuk ka ardhur, kam vendosur për të mirën e ekipit. Këta që janë këtu, janë lojtarë me shumë eksperiencë dhe teknikë, fusha e lojës do e tregojë këtë gjë. Unë e bëj përzgjedhjen time te gjendja aktuale e skuadrës, jo tek emrat. Nuk ka asnjë gjë tjetër”.

Provokim – “Të them të drejtën, jo. Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di çfarë shkruhet në media. Kombëtaren e Shqipërisë nuk e njoh mirë, thjesht njoh De Biasin dhe Panuccin. Vetë futbollin shqiptar, nuk e njoh shumë mirë”, – tha ai.

Related posts

E TRISHTË/ Klubi i tronditur për vdekjen e ish-kampionit nga koronavirusi: Si natën e 26 nëntorit…

Delo.autor

ZYRTARE/ Goditja e parë në janar, Mançester Junajtid prezanton portierin që pritet të zëvendësojë De Gean

F.autor

INAGURIMI I “ARENËS KOMBËTARE”/ Ja sa do të kushtojnë biletat për ndeshjen Shqipëri-Francë

Delo.autor

Leave a Comment