Futboll Seria A Sport

E KRYER/ Mërgim Vojvoda në Serie A, ja kur prezantohet tek ekipi i ri

Mërgim Vojvoda do të jetë futbollisti më i ri i Torinos mëson Supersport. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës do të udhëtojë nesër drejt Italisë. Ai ka zgjedhur të firmosë për Torinon dhe ka akord total ndërmjet lojtarit dhe klubit.

Vojvoda do të kryejë nesër vizitat mjekësore te Torino dhe me të dalë rezultatet do të prezantohet nga skuadra italiane. Një lëvizje e papritur, pasi lojtari ishte pranë Atalantës. Bergamezët ishin të parët që e pikasën dhe nisën bisedimet, por Toro reagoi shpejt. Standarti do të përfitojë 5.5 milion euro nga shitja e Vojvodës drejt Italisë.

Torino plotësoi kërkesat financiare të Standart Liege dhe arriti ta siguronte shpejt. Vojvoda bën hapin e madh në karrierë dhe ka mundësi të tregojë veten dhe në elitën e futbollit italian. Përfaqësuesja e Kosovës po rritet, prandaj dhe transferime të tilla janë të rëndësishme.

Related posts

Pritje e jashtëzakonshme për trajnerin e KROACISË, këngë dhe fishekzjarre për Zlatko Daliç

Isa.Autor

VDES LEGJENDA MARADONA/ Moggi përlotet nga dhimbja: Brenda tij kishte dëshirën për të bërë gjithçka që…

Delo.autor

RENNES-ARSENAL/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Iwobi

Delo.autor

Leave a Comment