Albanian Stars

Vit i artë për Grezdën, sulmuesi: Kam pasur 3 oferta, tek Osijeku më është rritur vlera

Një nga lojtarët që ka spikatur më shumë nën erën “Panuci” është pa dyshim sulmuesi i krahut, Eros Grezda. Kosovari ka shkëlqyer në kampionatin kroat dhe ka merituar vëmendjen e trajnerit italian të Kombëtares. Në fakt, Eros Grezda ngadalë ka nisur të bëjë bilancin e asaj që ka bërë gjatë vitit 2017 dhe rezultatet po i dalin më të mira se që i ka pritur.

“Të them të drejtën, gjithçka ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Nuk e kam pritur një shpërthim të tillë”, është shprehur Grezda. Për pesë muaj tek Osijeku më është rritur vlera dhe kam pasur tri oferta konkrete nga skuadra të kampionateve të tjera”, thotë Grezda. Grezda 22-vjeçar, këtë edicion ka realizuar pesë gola në 24 ndeshje me Osijekun, ekip që aktualisht zë vendin e dytë.

Related posts

(FOTO) Top talentet nga futbolli i Kosovës që pritet ta pushtojnë Evropën

Q.Autor

E Bujshme/ Strakosha shihet si portieri perfekt për Liverpool

Q.Autor

VIDEO/ Sadiku i bëri për vete me spanjishten, tifozët tallen me Gareth Bale

Q.Autor

Leave a Comment