Albanian Stars Futboll

Shënon mbrojtësi Ardit Toli, dy talente kuqezi drejt Superligës greke

Mbrojtësi i Kombëtares U-21, Ardit Toli, ka shënuar në ndeshjen e sotme në kampionatin grek, ku skuadra e tij, Kania Kisamikos, fitoi 2-0 ndaj Kalitheas.

Toli shënoi në minutën e 23-të, ndërsa në minutën e 58-të Ksidas shënoi edhe golin e dytë. Kania ndodhet në vend të katërt në kategorinë e dytë greke, me 30 pikë. Fitorja e sotme i ka dhënë shpresë për ngjitjen e mundshme në Superligën greke, pasi ndodhet 9 pikë larg vendit të dytë dheka një ndeshje më pak.

Përveç Tolit, me Kanian aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, 22-vjeçari Damian Gjini, i cili është aktivizuar në 15 ndeshje. Gjini ka qenë më parë pjesë e kombëtareve U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Toli luan aktualisht titullar me ekipin Shpresa.

 

Related posts

Kushton 160 milionë euro/ Ronaldo hap derën e vilës luksoze për kamerat (VIDEO)

Isa.Autor

BROJA RIKTHEHET TE CHELSEA? Trajneri i Everton tregon bisedimet me “blutë”

F.autor

Flamurtari, Idrizi flet për arbitrat dhe “lamtumirën” e Danilo Alvesh

Sadik.Autor

Leave a Comment