Albanian Stars Futboll Sport

ABAZAJ RIKTHEHET NË FUSHË / Asist në miqësore me Anderlecht (VIDEO)

Kristal Abazaj është rikthyer në fushën e lojës, pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi. Futbollisti i kombëtares shqiptare, ka luajtur një ditë më parë me rezervat e Anderlecht, në një ndeshje miqësore kundër Lokeren. Sulmuesi kuqezi u bë protagonist në këtë takim miqësor, pasi në pjesën e dytë të takimit, ai dha asistin e golit të parë dhe të vetëm të Anderlecht kundër Lokeren.

Takimi midis rezervave të Anderlecht dhe Lokeren përfundoi në barazim 1-1, ndërsa lajmi mirë vjen pikërisht për Kristal Abazajn. Sulmuesi kuqezi ishte vënë në qendër të kritikave, pasi prej transferimit të tij në Belgjikë, ai nuk ka zhvilluar ende një takim zyrtar me Anderlecht. Shkak u bë një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushe.

Ndërsa stërvitja intenesive me ekipin, ka bërë që Abazaj të provohet në fushën e lojës, edhe pse me ekipin e rezervave të Anderlecht. Për aktivizimin e tij një ditë më parë, vetë sulmuesi kuqezi, ka reaguar duke u shprehur: “I lumtur për rikthimin në fushë, gjithmonë gjëra pozitive”-shkruan Abazaj. Tashmë pritet të që sulmuesi të lërë pas krahëve periudhën e vështirë, dhe të bëhet pjesë e skuadrës së parë të Anderlecht.

Reserves 1A RSCA 1-1 Lokeren Highlights (29/10/2018)

Reserves 1A 📽️ #RSCA 1-1 Lokeren ⚽️ Goal: 70' Sieben Dewaele (1-0) Team: Moutha-Sebtaoui, El Kababri, Dante, Lutonda, Verschaeren (74’ Leoni), Dhauholou (71’ Suray), Dewaele, Sambi Lokonga, Guldix, Abazaj (74’ Colassin) & Kayembe #InYouthWeTrust

Gepostet von RSC Anderlecht am Montag, 29. Oktober 2018

Related posts

PLAS TEK BAYERNI/ Tifozët inatosen me klubin për rritjen e çmimeve (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Ja sa PARA përfitojnë Messi, Ronaldo dhe Neymar vetëm nga një postim në Instagram

Isa.Autor

PRITET NJË VENDIM ZYRTAR/ De Laurentiis dhe Agnelli diskutojnë me njëri-tjetrin, ja kur luhet Juventus-Napoli…

Delo.autor

Leave a Comment