Futboll Seria A Sport

LOW “KURSEN” MIKUN E TIJ/ Trajneri i Gjermanisë i bën dhuratë pas Champions

I intervistuar nga faqja zyrtare e Federatës, trajneri i Gjermanisë Joachim Loë ka komentuar rifillimin e aventurës te kombëtarja, që shumë shpejt do të zbresë në fushë:

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur pashë lojtarët dhe stafin. Personalisht mezi pres që të kthehem në fushë për të punuar me djemtë. Por gjatë pandemisë ka pasur dhe ka akoma gjëra më të rëndësishme sesa futbolli, jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Joachim Low reacts to Germany's worst run since 1931 - Football365

“Në këtë drejtim jemi mirënjohës për të gjithë politikanët dhe shkencëtarët që kanë bërë të mundur kthimin e futbollit. Lojtarët që kanë qenë të mbingarkuar nga rifillimi i Bundesligës nuk do të zgjidhen për ndeshjet e shtatorit dhe as ata që morën pjesë në Ligën e Kampionëve në Lisbonë”.

“Duam t’u japim atyre kohën që duhet për tu rikuperuar. Prandaj nuk do të ketë vend për Neuer, Kimmich, Gnabry dhe Goretzka të Bayern, etj. Apo  Halstenberg dhe Klostermann të Leipzig. Situata mund të jetë paksa e ndryshme për Draxler dhe Kehrer, ashtu edhe për Sané dhe Sule”.

“Të gjithë kanë vuajtur nga dëmtime dhe të gjithë kanë pasur periudha kur nuk luanin rregullisht. Ata duhet të gjejnë ritmin e tyre, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje”.

Related posts

BASTET/ Ndeshja e kthimit kundër Shirokit, Vllaznia favorite për triumfin

Delo.autor

WEST BROM-ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me fitore në Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË NDESHJES NDAJ SHERIFF/ Trajneri Franko Lerda: Në skuadër ka mjaft optimizëm pasi…

Delo.autor

Leave a Comment