Bundesliga Futboll

Rummenigge: RB Leipzig meriton respekt…

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, beson se RB Leipzig meriton më shumë respekt dhe tha se paraqitja e tyre në Bundesliga duhet konsideruar si diçka pozitive. Leipzig nuk gëzon një famë të mirë në kategorinë elitare të Gjermanisë sepse është në pronësi të sponsorit Red Bull, që merr të gjitha vendimet me rregullin e 50+1, ndryshe nga klubet e tjera të Gjermanisë ku veprohet me bord dhe përfaqësi tifozësh. Bayern vazhdon të kryesojë bindshëm kampionatin, por për të dytin vit me radhë Leipzig është “forca e dytë” në Gjermani.

Image result for Karl-Heinz Rummenigge

“Unë e lavdëroj Leipzig për disa arsye, – tha Rummenigge për “ARD”. – Mbi të gjitha, ata kanë punuar mirë dhe këtë do ta tregojnë edhe në të ardhmen, Leipzig është një e mirë që i ndodh Bundeligës dhe futbollit gjerman, për këtë meritojnë respekt. Ne të gjithë duhet të jemi krenarë për praninë e tyre dhe të lumtur që dikush që punon fort mund të shkojë sa më larg.” Leipzig, i drejtuar nga Ralph Hasenhuttl, është në vendin e dytë të klasifikimit, pasi janë luajtur 22 javë dhe sivjet ata debutan në Champions League, teksa aktualisht po vazhdojnë pjesëmarrjen në Europa League.

Related posts

E PAPRITUR/ Bëri zgjedhje të pamenduar, VIDAL “prenoton” kthimin në Itali

Isa.Autor

Inter mbyll merkaton në hyrje, Joao Mario drejt klubit të madh spanjoll

Isa.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT NË EUROPA LEAGUE/ Presidenti i ekipit spanjoll trondit: Vrit ose do të vrasin

Delo.autor

Leave a Comment