Futboll Sport

SFIDA NDAJ SLAVIAS SË SOFIAS/ Skënder Gega: E njohim historinë e bullgarëve, do i çojmë gjërat në kahun tonë

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Slavias së Sovias, e vlefshme për Ligën e Europës, ku u shpreh:

“Është normale që kur punon, të besosh. E njohim historinë e bullgarëve, janë për t’u respektuar. Por për fat, nesër do luajmë në fushën tonë dhe do kemi përkrahjen e duhur dhe do ndihet fryma. Do bëjmë më të mirë, ndonëse është ndeshje e hapur dhe e sigurt që do të jetë e luftuar.

Por jam optimist dhe jam i sigurt që do të japim 100%. Patjetër, janë marrë masat edhe për 11-metërshta. Gjithsesi, jemi përgatitur që ta mbyllin para 90-minutave, edhe pse futboll është. Besoj se do i çojmë gjërat në kahun tonë sa më shpejt. Është ekip që duhet vlerësuar dhe nuk mendoj se është sfidë e lehtë.

Do jemi në fokus nga minuta e parë e deri në fund dhe e rëndësishme është që të mos gabojmë. Do insistojmë dhe të kemi durim që kundërshtari të gabojë dhe ne ta shfrytëzojmë”, u shpreh mes të tjerash në konferencë trajneri i verilindorëve.

Related posts

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

SHQIPËRI-ANDORRA/ Improvizimi i Rejës, 8 ndryshime në skemë. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

KËRKOHET NGA DY KLUBE TË MËDHA/ Ja kërkesa milionere e Calhanoglu për të qëndruar me “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

Leave a Comment