Boks Sport Të tjera

3 VJET NGA SFIDA ME MAYWEATHER/ McGregor i çon një mesazh boksierit: Koha fluturon…

Më 26 gusht 2017, në Las Vegas u zhvillua sfida e madhe e boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Kjo ishte hera e parë që irlandezi, ikonë e arteve marciale mikse, duelonte në ring dhe u mposht.

Mayweather fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të, një sfidë që gjeneroi miliona dollarë fitime për sportistët (65 milionë dollarë për McGregor dhe 200 milionë për Mayweather).

3 vite nga kjo sfidë, që pati miliona ndjekës anembanë botës, McGregor ka postuar një mesazh në faqen e tij zyrtare në “Instagram”. Ai kujton me nostalgji këtë sfidë dhe përshëndet rivalin e tij.

“3 vite më parë unë solla në ring Floyd Mayweather, për duelin e tij të fundit si boksier. Uau, koha fluturon… Gëzuar tërheqjen nga sporti kampion”, shkruan Conor McGregor, që gjithashtu ka deklaruar dy muaj më parë se nuk do të duelojë më.

Related posts

Befason belgu Nainggolan! ”E ardhmja në Angli? E urrej…”

Sadik.Autor

SHËNOI SUPERGOL NË FUNDJAVË/ Granit Xhaka tregon sekretin (VIDEO)

Isa.Autor

DO TË GAROJË NË LA LIGA NË SEZONIN E RI/ Skuadra historike “shpërfytyron” fanellën tradicionale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment