Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEU ME SKËNDERBEUN/ Vijnë dy oferta të bujshme për futbollistin “bardhekuq”

Pas goditjes që Skënderbeu mori edhe nga Gjykata Federale, duket se në këtë periudhë merkatoje të gjitha klubet janë sulur për të boshatisur ekipin bardhekuq. Si të mos mjaftonin largimet në masë të titullarëve dhe lojtarëve më cilësorë, duket se korçarëve kanë për qëllim që t’u rrëmbejnë edhe pjesët e fundit.

Kambanat e alarmit kanë rënë së fundmi edhe për Jorgo Meksin. Pas një sezoni të shkëlqyer të zhvilluar në Korçë dhe me dëmtimin horror tashmë të kaluar, Meksi është kthyer në një lojtar të dëshiruar për shumë klube.

Burime të sigurta bëjnë me dije se së fundmi dy skuadra nga Kategoria e Dytë turke kanë shprehur dëshirën për ta bërë të tyrin lojtarin. Emrat e klubeve po mbahen sekret për momentin nga ana e drejtuesve bardhekuq, por interesimi është real dhe i konfirmuar.

Në të tilla kushte, Meksi bëhet lojtari i tretë në listën e largimeve, i cili pritet të sjellë të ardhura te Skënderbeu.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se klubet kanë paraqitur ofertat e tyre duke e bërë zyrtar interesimin për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të skuadrës korçare. Në kushte të tilla, duket se ky interesim ka zgjuar edhe lëvizjet në Korçë, atje ku drejtuesit e klubit janë duke bërë llogaritë e duhura.

Të njëjtat burime nga sa konfirmuam më sipër bëjnë me dije se vlera që kanë ofruar klubet e interesuara për shërbimet e Meksit nuk i kalon 100 mijë eurot, një shumë që konsiderohet mjaft e vogël nga ana e drejtuesve korçarë, të cilët kërkojnë një shumë më të lartë se ajo e ofruara.

Ajo që e shtyn presidentin e Skënderbeut të refuzojë një ofertë të tillë është edhe fakti se Jorgo Meksi ka ende dy vite kontratë me Skënderbeun, duke lënë mundësi për ta rritur edhe më shumë vlerën e kartonit.

Related posts

YLLI DREJT LARGIMIT NGA “CAMP NOU”/ Afrimi i Suarez i kushton shtrenjtë Juventus, ja shkaku

Delo.autor

MESAZH REAL MADRID-IT NGA LONDRA/ Dani Ceballos: Dëshira ime është për të veshur fanellën e…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ PJANIC vendos PËRFUNDIMISHT për të ARDHMEN, do të firmosi me…

Isa.Autor

Leave a Comment