Bundesliga Futboll Sport

BAVAREZËT MBRETËROJNË EUROPËN/ Drejtori i Bayern Munich: Jemi klubi më seksi në botë

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, ka folur në lidhje me situatën aktuale që po kalon klubi gjerman. Ai është mjaft i kënaqur, pasi klubi ku punon është kthyer në një destinacion të preferuar për të gjithë lojtarët.

“Ne do të shohim në merkato se çfarë mund të bëjmë, por ekonomikisht jemi të limituar. Shumë talente shohin te Bayerni se nuk aktivizojmë vetëm yje, por dhe futbollistë të rinj që i zhvillojmë.

“Momentalisht jemi një klub seksi dhe të gjithë lojtarët kanë interes për ne”, – tha ai. Bayerni fitoi tripletën sivjet, pasi mori kampionatin, kupën dhe Champions Leaguen. Drejtori Salihamidzic ka qenë një prej njerëzve që ka marrë më shumë lavdrime.

Related posts

NË KARANTINË ME ORIOLËN/ Eros Grezda tregon si po shkojnë ditët pranë saj

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANDORRËS/ Sulmuesi Prengaj: Objektivat e Shpresave janë që të kapim Europianin, por…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Crvena Zvezda. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment