Futboll Sport

FESTË SHQIPTARE NË EUROPA LEAGUE/ Shkëndija dhe Renova kualifikohen në transfertë

Pas durrsakëve të Teutës, edhe 2 skuadra të tjera shqiptare janë kualifikuar për në raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Bëhet fjalë për Shkëndijën dhe Renovën. Të dy këto shqiptare, që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, kanë arritur të triumfojnë në transfertë, duke avancuar më tej.

Kuqezinjtë e Ernest Gjokës, mposhtën azerët e Sumgayit me rezultatin 0-2 falë golave të Ibrahimit dhe Doreiv nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që Renova mposhti armenët e Alshkert me rezultatin 0-1.

E vetmja skuadër shqiptare që është eliminuar deri në këto momente është Shkupi, që u mposht nga Neftçi Baku me rezultatin 2-1.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një super asisti nga Jorginho, Werner realizon një “PERLË” ndaj Southampton (VIDEO)

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Çudira në GREQI, ultrasit quhen SHQIPTAR të paguar

Isa.Autor

Silvia Carusso, modelja seksi që po i sjell fat skuadrës italiane (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment