Futboll Seria A Sport

ATALANTA-JUVENTUS/ Mbrojtja bunker, Pirlo me sytë nga CR7 në Coppa Italia. Ja statistikat…

Mbrëmjen e së mërkurës, në “Mapei Stadium” të Rexho Emilias, Juventusi do të tentojë të ngushëllohet për mungesën e titullit të 10-të radhazi me trofeun e Kupës së Italisë, ku në finale do të ketë skuadrën e Atalantës. Në 16 precedentë në këtë kompeticion mes “Zonjës” dhe “Deas”, torinezët kanë regjistruar 6 fitore, 4 humbje dhe 6 barazime.

– Atalanta ka fituar ndeshjen e fundit kundër Juves (1-0) në Serinë A: skuadra e Gjimshitit nuk ka regjistruar kurrë dy fitore radhazi kundër bardhezinjve në të gjitha kompeticionet (nga viti 1929).

– Atalanta ka arritur në finalen e Kupës në dy nga 3 sezonet e fundit, pasi kishte arritur vetëm 3 herë më parë në histori. Të vetmin sukses në këtë kompeticion ata e kanë në 1963, kur fituan 3-1 në finale kundër Torinos.

– Juve do ta luajë finalen e saj të 20-të në histori dhe e ka ngritur trofeun në 13 raste, në të dyja rastet ka vendosur rekord.

– “Zonja” nuk pëson gol në kohë të rregullt në të katërta finalet e fundit të Kupës së Italisë.

– Bardhezinjtë kanë humbur vetëm 1 nga 17 ndeshjet e fundit në Kupën e Italisë (12 fitore, 4 barazime): 0-3 kundër Atalantës në çerekfinalen e 2018-19. – Andrea Pirlo mund të bëhet trajneri i katërt i Juves që ngre Kupën e Italisë si futbollist ashtu edhe si trajner, pas Montit, Parolas dhe Zofit.

– Bufon mund të barazojë Mançinin (6) si lojtari që e ka fituar më shumë herë Kupën: 4 suksese me Juven, 1 me Parmën.

– Kristiano Ronaldo ka shënuar nëntë gola në 10 finalet e fundit në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, portugezi nuk e ka gjetur rrugën e golit në 3 nga 5 finalet e fundit.

Related posts

“BOMBERI” POLAK NDRYSHON NUMRIN E FANELLËS/ Piatek kërkon të thyejë mallkimin 10-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

BAKAYOKO CILËSOHET I SHTRENJTË/ Milan kthen sytë nga një portugez për mesfushën, ja emri…

Delo.autor

PAS 7 MINUTASH LOJË/ Mbrojtja e “Djajve të Kuq” në gjumë, Palace i ndëshkon shumë shpejt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment