Futboll Premier League Sport

FORMACIONI I “FRIKSHËM” ME YJE/ Chelsea këtë sezon synon titullin kampion, ja skuadra e re

Klubi i Chelseas së fundmi kompletoi transferimin e mbrojtësit brazilian të PSG-ës, Thiago Silva.

35 vjeçari i cili ka 89 paraqitje për Brazilin do të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme në skuadrën e re të Frank Lampard, teksa synojnë të luftojnë për titull në sezonin e ri 2020/21.

“Jam shumë i lumtur që jam transferuar në Chelsea. Gëzohem të jem pjesë e skuadrës së re të Frank Lampardit” – u shpreh Thiago Silva.

Ky afat kalimtar do të mbahet mend shumë gjatë tek fansat e Chelseat. Blues fillimisht transferuan Timo Ëerner nga RB Leipzig për rreth 60 milionë euro.

Ëerner i cili sezonin e kaluar shënoi 25 gola në 29 paraqitje në Bundesligë do të fitojë rreth 200 mijë euro në javë në “Stamford Bridge”.

Chelsea po ashtu transferoi edhe anësorin e Ajaxit, Hakim Ziyech për 33 milionë funte, ndërkohë Ben Chilëell u transferua nga Leicester për 50 milionë funte. Malanga Sarr poashtu u transferua nga Nice si dhe objektivi kryesor i kësaj verë, super talenti gjerman Kai Havertz pritet që brenda javës të nënshkruajë kontratë të vlefshme 100 milionë euro për gjigantët e Premier Ligës.

Ky pritet të jetë formacioni startues i Frank Lampard, ekip ky që do të luftojë për titull në Premier League.

Image

© SYRI.net

Related posts

Fituesi i “Topit të Artë”/ “Po të mos isha bërë futbollist… do të isha bërë kriminel…”

Sadik.Autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Mjaftojnë vetëm 3 minuta, Suarez asist spektakolar tek Atletico (VIDEO)

Delo.autor

INTERI “lë mënjanë” MODRIC/ Nesër prezantohet SUPER BLERJA e zikaltërve

Isa.Autor

Leave a Comment