Futboll Sport

Kolumbi – Japoni, James Rodríguez nuk ia del. Formacionet zyrtare

Katër vjet më parë skuadra e Pékerman bëri një paraqitje fantastike duke arritur deri në çerekfinale. Ky do të jetë Botërori i tretë për trajnerin argjentinas. Deri tani, në Kupën e Botës ai ka arritur 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndërsa skuadrat e drejtuara prej tij, Argjentina dhe Kolumbia kanë shënuar 18 gola dhe pësuar 10.

Japonia vjen në këtë debutim jo në formë shumë të mirë dhe duhet parë nëse vendimi për të ndryshuar trajnerin vetëm dy muaj para Botërorit ishte i duhuri. Aziatikët arritën të fitonin kundër Paraguait 4-2 në miqësoren e fundit duke i dhënë fund një serie prej pesë takimesh pa fitore.

Dy skuadrat u ndeshën edhe në Botërorin e kaluar në Brazil, ku Kolumbia fitoi pa shumë probleme 4-1 në fazën e grupeve. Para asaj ndeshjeje, dy skuadrat ishin takuar edhe tri herë të tjera, ku amerikano-jugorët kishin fituar edhe një herë tjetër ndërsa dy takime ishin mbyllur bë barazim.

Lojtarët kyç

Kolumbianët mbështeten for te ylli i Bayern Munchen James Rodríguez, i cili vjen në këtë turne si golashënuesi më i mirë nga Botërori i kaluar dhe pas një sezoni të shkëlyer me klubin më të mirë të Gjermanisë pritet të japë më të mirën edhe në kombëtare. Por 26-vjeçari nuk do të luajë ditën e sotme, pasi ka shfaqur probleme me gjendjen fizike. “Do të shohim çfarë do të thotnë mjekët pas kontrollit të fundit”, pati thënë në konferencë për shtyp trajneri Pekerman një ditë më parë.

Për japonezët shpresat janë të gjitha te Shinji Kagaëa. Edhe ky lojtar i kampionatit gjerman, ku luan me Borussia Dortmund, pothuajse gjithmonë është njeriu që lidh mesfushën me sulmin, duke formuar një marrëdhënie të mirë me lojtarin e Betis, Inui.

Shifra

Japonia ka shënuar më shumë gola në ndeshjen e saj të fundit (4) se sa në pesë ndeshjet e kaluara të marra sëbashku. Edhe pse nuk munden prej katër ndeshjesh, humbja e fundit e Kolumbisë ka ardhur pikërisht kundër një skuadra aziatike, Koresë së Jugut.

Formacionet e mundshme

Related posts

KATAR 2022/ Anglia publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Shqipërisë, ka surpriza

Delo.autor

PROTAGONIST TEK ARSENALI/ Nuk kam kërkuar largimin, jam i lumtur në Londër

Isa.Autor

“SUPER LIGA NUK ËSHTË NJË GJË E MIRË PËR FUTBOLLIN”/ Trajneri Flik: Lewandowski nuk është gati, duam yllin e pestë

Delo.autor

Leave a Comment