Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Presidenti i Argjentinës i lutet Messit: Hajde në atdhe, eja tek…

Pas njoftimit se dëhsiron të largohet nga Barcelona, ​​Lionel Messi është ‘përmbytur’ me mesazhe dashurie nga tifozët, shumë prej të cilëve po përpiqen ta bindin që luajë për ekipe të ndryshme. Korit të tyre iu bashkua edhe presidenti argjentinas, Alberto Fernandez. Në një intervistë të dhënë për mediet lokale, numri 1 i shtetit të Amerikës së Jugut i ka bërë thirrje Messit, duke shpresuar që ai të kthehet në atdheun e tij

“Barcelona ka qenë një klub unik në vitet e fundit me Messin. Shpresoj që Leo ta përfundojë karrierën atje ku e ka nisur, në Argjentinë, te Newell’s Old Boys. Leo, ju jeni në zemrat tona dhe kurrë nuk kemi qenë në gjendje t’ju shohim duke luajtur në tokën tonë. Na jepni kënaqësinë të vini këtu për të përfunduar karrierën tuaj, në Newell, i cili është klubi juaj!”, ka deklaruar ai.

Related posts

SHPENZOI SHUMË NË MERKATON E FUNDIT/ Juventus i mbytur në borxhe, shpëtimi i vetëm mbetet fitimi…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Torino. Rezultati 1-0

Delo.autor

“DO TË ISHTE FANTASTIKE…”/ Cafu ëndërron ribashkimin e dyshes së frikshme dhe zgjedh pasardhësin e tij

Delo.autor

Leave a Comment