Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Agjenti i Thiago Silvës: Një tjetër klub italian ishte i interesuar për brazilianin

Agjenti i Tiago Silvës, Paulo Tonieto ka treguar se ai nuk e di as emrin e drejtorit sportiv të Fiorentinës, por ka zbuluar se një tjetër klub italian ishte i interesuar për mbrojtësin brazilian. Silva u transferua tek Çelsi si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me PSG-në, ndërsa agjenti i tij pretendon se Fiorentina nuk ishte në negociata të avancuara për brazilianin.

Tiago Silva

“Fiorentina na kontaktoi ne vetëm një herë, por muaj më parë. Ne nuk folëm për shifra apo gjëra konkrete. Unë mund t’iu them se unë nuk e di as emrin e drejtorit sportiv të Fiorentinës i cili më kontaktoi mua.

Por mund të ju them se një tjetër klub italian ishte i interesuar për Tiago Silvën”, tha Tonieto për “Tuttomercatoweb”.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Angli-San Marino. Rezultati 5-0

Delo.autor

Dënimi i mundshëm me 10 vite i Skënderbeut, reagon FSHF: Çështja i takon klubit dhe UEFA-s

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Real Madrid hoqi dorë nga Hakimi! Marokeni i tretë në historinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment