Futboll Sport

“BISEDIMET VAZHDOJNË..”/ Bayerni nis ofertën zyrtare për Perisic, Interi kthen përgjigje

Bayern Munchen nuk dëshiron që të humbasë Ivan Perisicin. Hansi Flick dëshiron që të ketë në skuadër kroatin që ishte shumë i nevojshëm në fitimin e tripletës sezonale. Perisic nga krahu tjetër dëshiron që të mbetet në Gjermani.

Kampionët e Europës kanë ofruar 12 milionë euro për shërbimet e tij, por Interi kërkon të paktën 15 milionë. Gazetari Fabrizio Romano bën me dije se bisedimet vazhdojnë dhe nuk janë ndalur ende mes palëve.

Bavarezët nuk duan ta humbasin, ndërsa në krahun tjetër Antonio Conte nuk e ka në plane. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, duke qenë se lojtari vetë dëshiron të luajë me ekipin aktual.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEU/ Trajneri Çuçolli: Vinim pas disa ndeshjeve jo të mira, dhe…

Delo.autor

ËSHTË PRANË KALIMIT TEK JUVENTUS/ Trajneri i Romës: E lashë Dzekon në stol për ta mbrojtur

Delo.autor

KUPA E AMERIKËS/ Mes Kilit dhe Perusë, Brazili pret kundërshtarin e finales

Delo.autor

Leave a Comment