Futboll Premier League Sport

“TË NDIHMOJMË ME VAKTE TEK SHKOLLA DHE…”/ Rashford nuk ndalet, krijon një task forcë për të luftuar urinë

Kampion jo vetëm në fushë.

Marcus Rashford, sulmuesi i Manchester United, pasi ka ndërhyrë në muajt e kaluar për t’i kërkuar qeverisë angleze që të vazhdojë ndihmat në mbështetje të personave të varfër dhe në veçanti të fëmijëve për sa i takon vakteve në periudhën e pandemisë së coronavirus, ka vendosur të bëjë më shumë dhe të hedhë një hap tjetër: krijimin e një task force me shumë marka të njohura të sektorit të ushqimeve.

Duke folur për BBC dhe duke publikuar një mesazh në rrjetet sociale, Rashford ka zbuluar nismën e tij në bashkëpunim me markat më të njohura ushqimore.

Një task force që mund  të ndihmojë më të varfrit,  dhe në veçanti fëmijët, që nuk mund të sigurojnë çdo ditë një vakt të ngrohtë, të shëndetshëm për të vazhduar përpara.

“Ajo që kam provuar të bëj këtë verë me kërkesën që i kam bërë Qeverisë ishte një zgjidhje afatshkurtër. Tani detyra jonë është ajo që të provojmë të bëjmë diçka më konkrete”, ka shpjeguar sulmuesi anglez 22-vjeçar.

“Objektivi i task forcës bazohet në 3 pika. Të zgjerohet rrezja e veprimit në sa më shumë njerëz që kanë nevojë për kuponët ushqimor”.

“Të ndihmojmë me vakte në shkolla dhe të rrisim vlerën e kuponit në mënyrë që të ndihmojmë një numër akoma më të madh fëmijësh dhe jo vetëm”.

Pikat ku bazohet task forca janë të shpjeguara më mirë në mesazhin e publikuar nga futbollisti në rrjetet sociale.

Related posts

LIVE/ BARÇA-REAL: Rihapet supersfida, Marcelo ngushton rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

KUKËSI NUK NDALET ME AFRIMET/ Zyrtarizon një tjetër goditje në merkato, ja emri

Delo.autor

E BUJSHME/ Kroacia mund Spanjën, njihuni me notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment