Futboll Sport

“NUK DIMË ASGJË PËR FUTBOLLIN SHQIPTAR”/ Menaxheri i Volfsburgut: Do ta studiojmë Kukësin

“Udhëtimi i Volfsburgut në zonën e rrezikut…”. Ishte ky titulli i një medie gjermane, “Sportbuzzer.de”, duke iu referuar ndeshjes që klubi i Bundesligës do të luajë në Shqipëri ndaj Kukësit më 17 shtator. Menaxheri i përgjithshëm i Volfsburgut, Jorg Shmatke, pranoi se skuadrën e pret një e panjohur e madhe në këtë udhëtim.
regular-16-9
“Nuk mund të them shumë për këtë transfertë, sepse realisht nuk di asgjë për futbollin shqiptar”, tha fillimisht Shmatke duke buzëqeshur, ndërsa më pas tregoi për udhëtimin. “Ne do ta shqyrtojmë situatën dhe do të shohim se çfarë efektesh ka. Për momentin është akoma herët për të thënë ndonjë gjë detyruese në lidhje me udhëtimin. Do të studiojmë kundërshtarin dhe gjithashtu kushtet në Shqipëri prej pandemisë”, ka thënë zyrtari i lartë i Volfsburgut.
csm_190816-vfl-wolfsburg-steffen-weghorst-jubel_8f7e8f1a8d
Kjo është hera e parë në këto dy dekadat e fundit që një klub i Bundesligës gjermane vjen në Shqipëri për t’u përballur me skuadrat tona në kuadër të Kupave të Europës. Volfsburgu e nisi nga turi i dytë i Ligës së Europës dhe shorti i rezervoi Kukësin pasi e mbylli këtë sezon në vendin e 7-të. Rivali i verilindorëve ka qenë 11 vite më parë kampion i Gjermanisë, ndërsa gjithashtu ka arritur në vitin 2015 të fitojë Kupën dhe Superkupën.

Related posts

Milani mund ta largojë Bonuccin vetëm nëse ndodh kjo gjë…(DETAJE)

Isa.Autor

“SHPRESOJ QË KJO DITË TË JETË…”/ Legjenda e Liverpool feston 18 vjetorin e vajzës së tij (FOTO)

Delo.autor

Alegri: Ndeshje e jashtëzakonshme ndaj një Interi të shkëlqyer, por titulli do ende punë

Sadik.Autor

Leave a Comment