Futboll Sport

Botërori 2018/ Gheorghe Hagi tregon favoritet në Rusi

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në Rumani, Gheorghe Hagi, ka dy skuadra të cilat mendon se do të befasojnë në Kupën e Botës në Rusi 2018.

Legjenda rumune jep mendimin e tij për kompeticionin më të rëndësishëm të planetit. “Unë e dashuroj lojën e Spanjës, lëvizjet e tyre dhe që dalin përpara. Ata janë të aftë që të rinovohen gjithnjë. Gjermania është e re por ka eksperiencë. Argjentina ka kampionë, kurse te Brazili ëhstë një futbollist si Neymar. Por duhet të keni kujdes Francën dhe Anglinë, mund të befasojnë”, deklaroi tekniku i Viitorul Costanza-s për italianen “Gazzetta dello Sport”

Ai më pas foli për Italinë dhe arsyet e dështimit për t’u kualifikuar në botëror.

“Italia mendon shumë për taktikën dhe shumë pak pak në rritjen e të rinjve dhe të cilësive të tyre. Vlerësojini talentet, u jepni hapësirë cilësive të tyre.

Insigne ëhstë lojtar i mirë, por yjet janë të një tjerr lloji. Në parë ishin Baggio, Del Pierodhe Totti. Pra një kategori tjetër. Sot nuk keni një numër 10 të vërtetë dhe as një numër 9 të madh. Por më pëlqen zgjedhja e Mancini-t”.

Në fund Hagi flet edhe për trajnerit që sipas tij është më i miri në botë. “Mourinho më pëlqen, por më i miri është Guardiola. Më pëlqen stili i tij dhe mënyra se si e shfaq lojën. Vlerësoj Di Francesco-n për sezonin e mrekullueshëm që bëri me Roma-n”

Related posts

“AI E DI MIRË SE…”/ Klodian Duro për Panuccin: Na duhen rezultate te Kombëtarja, jo justifikime

F.autor

Griezmann konfirmon se për të ardhmen do të vendosë para Kupës së Botës

Sadik.Autor

PARA NDESHJES ME TIRANËN/ “Gardiani” Selmani: Kemi dy finale në 180 minuta, luajmë për…

Delo.autor

Leave a Comment