Futboll Seria A Sport

RINOVIMI ME IBRËN 38 VJEÇ? Maldini: Secili plaket në mënyrën e tij. Unë fitova Champions-in 39 vjeç…

Paolo Maldini, drejtori teknik i kuqezinjve, foli për “Sky Sport” në fund hedhjes së shortit për sezonin e ri në Serie A. Pasi u zbardh kalendari, ish-kapiteni i Milanit foli për disa çështje, ndër të cilat merkatoja dhe rinovimi i Zlatan Ibrahimovic: Tregu i transferimeve filloi dje, por ne kemi qenë të angazhuar më përpara, sapo mbaroi kampionati. Më e vështira ishte rinovimi i Ibra-s, i cili përbënte përparësi për ne. Pistat e tjera kanë lindur gjatë rrugës, madje edhe papritur. Ne ishim gati për të vepruar.

Ibrahimovic 38 vjeç? Ne kemi biseduar tashmë për rëndësinë e Zlatan, rezultatet janë të qarta. Ai nuk është i rëndësishëm vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, sidomos për konkurrencën që ka futur në Milanello. Ibra është një kampion dhe do të mbetet gjithmonë i tillë. Ai është 38 vjeç dhe të gjithë e dimë, por secili plaket në mënyrën e tij. Unë e fitova Ligën e Kampionëve për herë të fundit 39 vjeç, gjithashtu fitova çmimin e mbrojtësit më të mirë të kompeticionit, atë edicion. Pra, vitet nuk janë gjithçka për dikë që stërvitet si 20 vjeç”.

Related posts

YJET ANGLEZË TRAZOJNË RRJETIN/ Nga Rice te Mount e Phillips, të gjithë në shitje

F.autor

NUK FAL LIVERPOOLI/ “Të kuqtë” kalojnë në avantazh me të përhershmin 

Isa.Autor

Mourinho gëzon tifozët e Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment