Formula 1 Sport

LAJM I MIRË/ Formula 1 hap dyert për tifozët, në Mugello 3 mijë bileta në shitje

Më në fund edhe Formula 1 do të ketë tifozët e saj. Organizatorët e garës së Mugello, që zhvillohet në Itali më 13 shtator, kanë vendosur që në tribunat të jenë të pranishëm gati 3 mijë tifozë.

Kjo do të jetë gara e parë e këtij sezoni në Formula 1 që hap dyert për fansat, teksa deri më tani çdo garë është zhvilluar pa spektatorë.

Organizatorët e garës së Mugello kanë bërë me dije se për garën nr.1000 të Ferrarit në Formula 1 do të nxjerrë në shitje 2000 bileta për fansat e këtij sporti, duke respektuar distancimin social dhe rregullat anti-Covid. Çmimi i këtyre biletave do të variojë nga 190 euro deri në 1200 euro.

Ndërsa rreth 1000 bileta do të jepen për abonentët e “Ferrari Club”, për të cilët është rezervuar një tribunë e posaçme.

Related posts

PERFORMANCA NË LOJËRAT OLIMIKE/ Lady Gaga: Është një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë

F.autor

Në Shqipëri e shpallin “kamikaz”, gjyqtari i FSHF-së do të arbitrojë ndeshjen në Europa League

Isa.Autor

SHQIPËRIA NUK IA DEL VETËM NË NË FUND/ Nuk arrin të fitojë ndaj Estonisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment