Futboll Sport

SHQIPËRIA DYFISHON TË ARDHURAT/ Ja shifra e majme që është grumbulluar nga UEFA vetëm për këtë sezon

Më në fund skuadrat shqiptare triumfojnë në Europë në aspektin financiar. Brenda një sezoni dhe falë kualifikimeve të Tiranës, Laçit, Teutës, Kukësit, në Shqipëri vetëm nga UEFA janë grumbulluar 2.72 milionë euro.

Kjo shumë mund të mos ndalet këtu, sepse skuadrat shqiptare kanë shansin të katërta të kalojnë edhe një tur dhe shuma mund të shkojë dyfishi apo trefishi i 2.72 milionë eurove. Për një krahasim të thjeshtë, klubet shqiptare grumbulluan vjet rreth 1.52 milionë euro ose pak më shumë se gjysma e parave që kanë grumbulluar të katër ekipet shqiptare në Europë.

tirana

Një arritje e madhe për të gjitha skuadrat. Nga ana tjetër, në sezonin 2018-2019, skuadrat shqiptare patën grumbulluar 1.92 milionë euro, një shumë sigurisht larg asaj që grumbulluan këtë sezon skuadrat shqiptare. Shkurt, më në fund, në vitin e krizës së madhe botërore, klubet shqiptare ia kanë dalë që të triumfojnë në Europë.

Janë tri ekipe që kanë siguruar 500 mijë euro secila dhe një tjetër, 1.2 milionë euro. Dhe ky është fillimi, shpresat janë që ekipet tona të shkojnë edhe më lart.

Related posts

“NUK KAM ASGJË PERSONALE ME TË”/ Zidane konfirmon: Po punojmë për largimin e Gareth Bale tek…

Delo.autor

TRANSFEROHET NË “CAMP NOU”/ Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

Delo.autor

Roland Garros, Wozniacki avancon pa probleme, eliminohet Svitolina

Sadik.Autor

Leave a Comment