Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Van de Beek, “Galaktiku” që u bë “Djall i Kuq” për shkak të…

Mesfushori Donny Van de Beek është transferuar nga Ajax-i te Manchester United. 23-vjeçari ka zbarkuar në Premier League pas disa muajsh të kaluar duke zhvilluar negociata me shumë klube.

Menaxheri i lojtarit Sjaak Sëart ka bërë një zbulim interesant për Marca, duke pranuar se vetëm pak muaj më parë Van de Beek mund të ishte transferuar te Real Madrid.

“Mes klubeve të interesuar për Donny-n kanë qenë Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Arsenal”, ka thënë menaxheri i lojtarit. “Në mars ishte gjithçka gati për transferimin e tij te Real Madrid,  por gjithçka është shtyrë për shkak të pandemisë”.

“Klubet kanë humbur shumë ekonomikisht dhe merkato ka ndryshuar”.

Kështu, gjatë këtyre javëve, United dhe Barcelona kanë garuar për futbollistin që, në fund, ka nënshkruar një kontratë 5 -vjeçare me Red Devils, që e kanë paguar 40 milionë euro plus bonuse.

Related posts

VIDEO/ Tjetër gol në Arabi, Cikalleshi sinjal për Silvinjon

F.autor

PËRGATIT GODITJEN E PARË NË VERË/ Manchester United gati të paguajë klauzolën për super talentin…

Delo.autor

“NËSE NA THONË QË TË MOS FESTOJMË PAS GOLAVE, NE NUK…”/ Ancelotti bën batuta pikante me rregullat e COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment