Futboll

Conte zbulon mesfushorin që nuk do të luajë kundër Barcelonës

Bakayoko nuk do të luajë kundër Barcelonës në Champions League.
Trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte, ka bërë të ditur se mesfushori i transferuar gjatë verës nga Monaco, Tiemoue Bakayoko, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Chelsea e zhvillon në “Stamford Bridge” me Barcelonën.

Hazard dhe Kane do të luajnë nga minuta e parë, ata nuk ishin të ftuar për ndeshjen me Hull Cityn në FA Cup, ku triumfoi Chelsea 4-0. Gati do të jetë edhe i dëmtuari, Marcos Alonso. Spanjolli ka lënë pas shqetësimet dhe pritet të zbresë nga minuta e parë kundër Barçës.

“Po, Alonso do të jetë i gatshëm”, tha Conte. “Nuk mendoj se Bakayoko mund të luajë, por Alonso është gati për të luajtur”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Etrit Berisha prezantohet tek SPAL, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

ALBIOL/ CR7 është një nga më të mirët, por s’i afrohet dot LEGJENDËS ARGJENTINASE

Isa.Autor

ME BILANC POZITIV NË DUELET FILL PAS EUROPËS/ Interi nuk zhgënjen pas Champions-it, tani arma është… Lautaro

F.autor

Leave a Comment