Bundesliga Futboll Sport

KONTRATA E SHEKULLIT/ Ka shënuar 127 gola në Bundesligë, firmos që paga e tij të shkojë për bamirësi

Sulmuesi 36-vjeçar i Bosnje Hercegovinës, Vedat Ibisevic, nënshkroi kontratë 1-vjeçare, duke e rritur moshën mesatare të David Wagner, Schalke 04. Sidoqoftë, do t’i shtojë edhe mjaft eksperiencë dhe gola. Ai ka shënuar 127 gola në 340 ndeshjet e luajtura në Bundesligës për Hertha, Hoffenheim, Stuttgart dhe Aachen. Ibisevic tha se do të fitojë vetëm 100.000 euro në vit te Schalke, por edhe ato dëshiron t’i dhurojë për bamirësi. Më konkretisht, boshnjaku do ta dhurojë pagën e tij bazë për bamirësie në Gelsenkirchen.

“Shumat e përfolura në media për pagën time janë të gabuara. Sidoqoftë, fola me agjentin tim dhe doja të bëja një gjest të bukur në këtë vit, – i tha Ibisevic faqes së internetit të Schalke. – Sigurisht, Schalke është në një situatë të vështirë financiare, por kjo nuk më shqetëson, pasi nuk jam këtu për të fituar para, por për të luajtur në Bundesliga. Kështu që ramë dakord të mos e marr pagën bazë, vetëm ato që më duhet për të mbuluar sigurimin. Paga do të dhurohet për bamirësi, ndërsa unë do të luaj vetëm për bonuset”.

Pas dorëheqjes së ish-presidentit miliarder, Clemens Toennies, në qershor, Schalke pranoi se kishte nevojë për “kursime masive”, që të mbijetojë. Ajo e fillon sezonin e ri të Bundesligës më 18 shtator, duke sfiduar Bayern Munich. Ibisevic e ka bërë të qartë motivimin e tij kryesor të bashkimit me blutë: do të zgjasë karrierën në Bundesliga: “Schalke 04 është një klub vërtet interesant, nuk duhet të mendosh dy herë për t’u bashkuar me të”.

Related posts

TESTI I PARË PËR SEZONIN E RI/ Skënderbeu triumfon me përmbysje ndaj Maliqit

Delo.autor

FOTO E TRUPIT TË EMILIANO SALA?! Policia nis kërkimin se kush e ka hedhur në rrjetet sociale

F.autor

Aventura europine e Luftëtarit, tekniku Kostic “bën llogari” vetëm për kualifikim

Isa.Autor

Leave a Comment