Futboll Ligue 1

Paris SG pret Strabourg, kërkon të harrojë Real-in

Sezoni i Strasbourg në Ligue 1 ka filluar në mënyrë zhgënjyese, por fati i tyre ka ndryshuar pikërisht pas një fitoreje befasuese 2-1 kundër PSG-së në javën e 16-të. Ecuria prej 4 fitoresh dhe 5 humbjesh në ndeshjet pasuese ka qenë e mjaftueshme për t’i mbajtur ata larg zonës së rënies nga kategoria, që është pesë pikë larg në këtë moment. Morali i skuadrës është shumë mirë edhe për shkak të paraqitjes së bërë në Kupën e Francës.

Nga ana tjetër, Paris Saint-Germain mund të jetë i demoralizuar pas humbjes 3-1 të pësuar në fushën e Real Madrid, në 1/8-at e Champions League. Gjithashtu, miqtë nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin e talentuar Kylian Mbappe (i skualifikuar) dhe kjo do ta bëjë pak më të vështirë punën e lojtarëve të Emery për të respektuar mesataren prej 3 golash për ndeshje në Ligue 1. G

jithsesi, PSG ka shënuar në 30 ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha kompeticionet dhe një total prej 129 golash në 39 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet, në këtë sezon. Starsbourg, ndërkohë, do të shpresojë të mbajë mesataren e dy gola për ndeshje të regjistruar në dy takimet e fundit të luajtura kundër PSG.

Related posts

Lautaro dhe dy armë/ INTERI “harron” ICARDIN: “Varka” e Spaletit gjen drejtimin e duhur

Isa.Autor

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

REAL MADRID – HUESCA/ Trajneri i “Los Blancos” Solari: Nuk dorëzohemi para asgjëje, duhet të tregojmë se…

Isa.Autor

Leave a Comment