Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Dunga si Ibra tripletë “magjike” ndaj “Demave”

Partizani dhe Luftëtari rikthehen të luajnë sërish, pas ndeshjes së mesjavës në Kupë. Në kuadër të javës së 27-të në Superiore, të kuqtë e Gegës me mungesa në formacion, do të kërkojnë t’i japin shkelmin e fundit garës për titull, pas humbjes së Kukësit.

Nga ana tjetër, Luftëtari gjendet në cepin tjetër të tabelës, në luftë për mbijetesën, dhe pikët janë jetike. Ndeshja në kryeqytet parashikohet e luftuar, dhe me duele të shumta.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 1-3

Duka 3′ / Dunga 38′, 44′, 74′

KOMENTI LIVE: 

74′ GOOOOOL LUFTËTARI 1-3/ “Çmendet” Ismail Dunga. Sulmuesi i skuadrës gjirokastrite shënon golin e tretë. 

69′ Pranë golit të barazimit Partizani. Pas një harkimi të Trashit ka këndi, topi preket lehtë nga Rustem Hoxha dhe shkon te Ibrahimi, i cili gjuan me të majtën, por jashtë kuadratit.

67′ Asani kroson bukur nga e majta, por nuk arrin të gjuajë brenda zonës, Eraldo Çinari.

63′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Ymeraj, vendin e tij e zë Realdo Fili.

59′ Zëvendësim te Partizani, largohet Emanuel Mensah, vendin e tij e zë Kardozo.

57′ Maldin Ymeraj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ibrahimit.

53’ Gjirokastritët edhe një herë tjetër në sulm. Krosimi në zonë nga e djathta, por del Hoxha duke grushtuar topin.

51′ Duka lëviz bukur brenda zonës dhe provon me një goditje me të djathtën, por ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

48′ Sinjali i parë i rrezikshëm në pjesën e dytë. Mensah provon me një goditje brenda zonës pas një harkimi nga e majta, por topi shkon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

I INFEKUAR ME KORONAVIRUS/ Galliani shtrohet në spital. Ja gjendja shëndetësore për ish-drejtuesin e Milan-it…

Delo.autor

E BUJSHME/ Futbollisti shqiptar ftohet për herë të parë nga kombëtarja e Malajzisë, ja emri…

Delo.autor

E DUAN PATJETËR/ ZBULONI ofertën e “çmendur” të REALIT për “yllin” e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment