Futboll Seria A Sport

I BEFASON TË GJITHË/ Marash Kumbulla gati për lëvizjen e bujshme, mund të luajë në një skuadër me CR7

Marash Kumbulla ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve këtë sezon, falë paraqitjeve të shkëlqyera që ka zhvilluar me Helas Veronën në Serinë A.

Interi dhe Lacio e ndjekin prej kohësh mbrojtësin shqiptar, teksa së fundmi mediat italiane raportuan se në garë për shërbimet e talentit është futur edhe Milani. Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit mund të mos jetë te asnjë nga ekipet e sipër përmendur.

Së fundmi mediat italiane raportojnë se për Kumbullën ka shfaqur interes edhe Juventusit. “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një mbrojtësi, duke parë moshën e madhe të Kielinit dhe pasigurisë së Ruganit dhe për këtë arsye ka hedhur sytë nga Kumbulla. Gjithashtu bardhezinjtë po mendojnë edhe një formulë interesante, për ta blerë që këtë verë dhe ta huazojnë për një sezon tjetër te Verona ku ai luan aktualisht.

Te Juventusi Kumbulla do të kishte mundësinë të luajë me lojtarë të mëdhenj, teksa një ndër ta është edhe Kristiano Ronaldo i cili është idhulli i shumë lojtarëve.

Related posts

Heynckes do të largohet në fund të sezonit, zbuloni emrin surprizë për stolin e Bayern

Q.Autor

E PRESIN NË MADRID/ Cavani mendon për PREMIER LEAGUE

Delo.autor

Kupa e Botës/ Uruguaj mposht Egjiptin, ndan vendin e parë me Rusinë

Sadik.Autor

Leave a Comment