Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Allan largohet nga Napoli dhe ribashkohet me Ancelottin

Akordi ishte arritur prej ditësh, por Napoli dhe Everton e kanë njoftuar transferimin zyrtar të Allan vetëm tani. Mesfushori brazilian kalon në Premier League dhe “përqafon” përsëri Carlo Ancelotti. “SSC Napoli njofton shitjen përfundimtare të lojtarit Marques Allan tek Everton”. Kjo është deklarata e shkurtër për shtyp e klubit Italian. Evertoni, në njoftimin e tij, gjithashtu informon se lojtari brazilian ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, deri në qershor 2023.

Allan largohet nga qyteti Napolit pas pesë sezonesh. Sigurisht, periudha e tij më e mirë ishte me Sarrin trajner, por edhe në pjesën e parë të sezonit me Ancelotti. Pastaj negociatat me PSG, që u anashkaluan një vit e gjysmë më parë, dhe tani transferimi tek Everton. 25 milionë euro, plus 3 milionë bonuse, është shuma që anglezët i paguan Napolit për ta rrëmbyer Allan.

Related posts

ZYRTARE/ Ndeshja Bologna-Inter nuk do të luhet, ja arsyeja…

Delo.autor

Hector Bellerin vendos për të ardhmen e tij, ja ku do të luaj sezonin i ri…

Sadik.Autor

LIVE/ Kolumbia kërkon fitoren, Senegali i mjafton barazimin në Grupin H

Sadik.Autor

Leave a Comment