Futboll Sport

ICARDI ME COVID-19/ “Tërbohet” Maxi Lopez: Wanda s’ka ndjenja, dy nga fëmijët e mi…

Wanda Nara postoi një azhurnim mbi shëndetin e saj dhe të gjithë familjes, pas lajmit se Mauro Icardi ishte infektuar me Covid-19. Në postim kemi lexuar se argjentinasi kishte rezultuar pozitiv, por nuk dihet situata e fëmijëve të tij (Wanda ua ka hequr atyre që e ndjekin mundësinë për të komentuar mbi foto). Por, sipas Maxi Lopez, i intervistuar nga spektakli argjentinas “Los Angeles de la mañana”, gjërat duhej të ishin ndryshe.

I pyetur nëse kishte arritur të kontaktonte me fëmijët e tij për të kuptuar se si janë, Maxi shpërtheu: “Unë jam i zemëruar, kjo grua është pa ndjenja me atë që bën. Kam dy fëmijë që dolën pozitivë, sepse ajo nuk mendon me përgjegjshmëri. I thashë se nuk duhej të kishte shkuar në Ibiza. Të gjithë që shkojnë atje infektohen, por këtu tregohet shqetësimi i një nëne. Nëse nuk e kuptoni, kush tjetër mund ta kuptojë atë?”

Kjo është një luftë e pafund mes dy ish-partnerëve, para se Icardi të futej ndërmjet tyre, por shëndeti i fëmijëve është në rrezik për Maxi Lopez. Ai i kishte kërkuar Wanda-s që të mos shkonin në Ibiza. Futbollisti zbuloi për gazetarin e LAM se për herë të fundit i pa fëmijët e tij më 15 gusht. “Fëmijët që dolën pozitivë për koronavirusin janë më të vegjlit e Wanda-s: Benedicto dhe Constantino. Valentino, më i madhi, është testuar negativ. Juan Icardi, babai i Mauro, doli pozitiv; gjithashtu Isabella, më e vogla e Wanda-s dhe Icardi. Francesca, më e madhja, ishte negative”, – e siguroi gazetarin argjentinas Karina Iavícoli gjatë transmetimit televiziv.

Related posts

LUFTËTARI-SKËNDERBEU/ Zhbllokohet ndeshja! Krasniqi shfryn pas rasteve të shpërdoruara (VIDEO)

Delo.autor

ARMANDO BROJA NUK PRANON TË LËVIZË NGA CHELSEA/ Do të luftojë për një vend titullari

F.autor

Neymar nis kontaktet me topin, por përfundon i rraskapitur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment