Futboll Seria A Sport

RONALDO, ICARDI, HIGUAIN/ Sa shumë goleadorë në Seria A, spektakli i garantuar

Ronaldo, Higuain, Icardi, Dzeko, Mertens, Immobile. E përbashkëta e këtyre emrave është se secili luan për një nga ekipet që sezonin e shkuar kanë dalë në 6 vendet e para të Serisë A. Emri që të bën akoma të hapësh sytë është sigurisht Cristiano Ronaldo, transferimi i të cilit nga Reali tek Juventus vazhdon të bëjë bujë në Itali e jo vetëm. Por jo vetëm CR7. Sezonin e kaluar 2 sulmuesit me më shumë gola ishin Icardi e Immobile, që shënuan 29 gola secili. Tek argjentinasi po shihet një rritje e performancës qoftë në statistika, qoftë në lojë çdo sezon që kalon, e interesant pritet të jetë dhe debutimi i tij në Champions League. Ndërkohë Immobile ka ditur të përshtatet në mënyrë perfekte me sistemin e Simone Inzaghit tek Lazio, pasi përvec golave ka dhuruar 9 assiste kampionatin e shkuar. Për Romën, bomberi i skuadrës është as më pak e as më shumë Edin Dzeko.

Pavarsisht se boshnjaku pati njëfarë ulje në statistika duke shënuar 16 gola nga 27 që shënoi në sezonin 2016-2017, ka treguar se është pikë kyçe tek kryeqytetasit, e sidomos në momente vendimtare. E njëjta gjë vlen për Dries Mertens. Belgu shpërtheu 2 vite më parë, kur Maurizio Sarri e vendosi si “9 fallco” dhe vazhdoi të dhurojë paraqitje mjaft të mira edhe në kampionatin që lamë pas me 18 gola e 6 assiste. Nuk mund të mos mungonte në këtë listë, blerja më e re e Milanit, Gonzalo Higuain. “El Pipita” është qendërsulmuesi që mungon prej vitesh në skuadrën e Gennaro Gattusos, golashënuesi i cili mund të bëjë tifozët kuqezi të ëndërrojnë. Nuk mund të lihen pa përmendur dhe të rinjtë si Giovanni Simeone apo Cutrone, apo veteranë si Fabio Quagliarella. Ndeshjet e sezonit 2018-2019 do të keni mundësi ti ndiqni në ekranin e Supersport, ku nuk do të mungojnë golat, emocionet e mbi të gjitha spektakli.

Related posts

“NDIKIMI I TRAJNERIT SARRI TEK EKIPI I FORTË”/ Flet Nedved: Për De Ligt ishtë një “luftë” për të…

Delo.autor

NJË NGA ZBULIMET E BOTËRORIT/ Napoli ka gati strategjinë për firmën me mesfushorin që mahniti në Katar

F.autor

Rusi 2018, 12 arenat ku do të zhvillohen betejat më të “EGRA”

Sadik.Autor

Leave a Comment