Futboll Shqipëri Sport

KËRKOHET NGA INTER/ Talenti shqiptar i mahnit të gjithë dhe futet në histori me golin e tij (VIDEO)

Kevin Zefi futet në histori të futbollit irlandez. Talenti shqiptar ka luajtur ditën e djeshme me skuadrën e dytë të Shamrok Rovers, e cila militon në ligën e dytë irlandeze.

KEVIN ZEFI

Skuadra ku luan 15-vjeçari shqiptar u mposht 1-2 nga Longford Taun, me golin e vetëm për Shamrok që e shënoi Zefi. Pikërisht ky ishte një gol historik, pasi adoleshenti nga Shkodra bëhet lojtari më i ri që shënon në kampionatin irlandez.

Tashmë në Irlandë të gjithë po flasin për Zefin, i cili shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe mund ta shohim shumë shpejt në një ekip të madh. Prej kohësh qarkullojnë lajme se në gjurmët e sulmuesit është vënë Interi, që dëshiron ta marrë ë skuadër. Kujtojmë se Zefi është gjithashtu edhe pjesë e kombëtares U15 të Irlandës.

Related posts

WEMBLEY NGJYROSET I KUQ/ Liverpool mposht në një finale spektakolare Chelsean

F.autor

ASNJË PREFERENCË PËR RIVALËT/ ​Klopp: Nuk më intereson misioni për hakmarrje ndaj Real Madridit, nuk mund të…

Isa.Autor

Real Madrid interesohet për Anthony Martial

Q.Autor

Leave a Comment