Futboll Sport

RRËFEN SE SI U INFEKTUA NGA COVID-9/ Mihajlovic: Klubet e natës ishin të hapur dhe nuk mund t’i thoja fëmijëve të mi…

Trajneri i Bolonjës, Sinisa Mihajloviç beson se fëmijët e tij mund të ja kenë transmetuar virusin Covid-19. Menjëherë sapo u zbulua se serbi ishte infektuar me koronavirus kishte shqetësime pasi ai ishte diagnostikuar me leuçemi një vit më parë.Gjithsesi, Mihajloviç është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Së fundmi trajneri ka vendosur të flasë se si e mori virusin në një intervistë për uebsajtin e Bolonjës. “Nuk bëra asgjë që nuk duhet bërë dhe jam i zhgënjyer të shoh kaq kritika ndaj meje dhe familjes time. I kam ndjekur rregullat dhe kam bërë gjithçka që duhej bërë gjatë pushimeve. Fatkeqësisht klubet e natës ishin të hapur dhe nuk mund ti thoja fëmijëve të mi të mos shkonin.

Mendoj se është e mundur që virusin ta kem marë nga fëmijët e mi, të cilët rezultuan të parët pozitivë. Ajo çka më mërzit është që për të dytin vit rradhazi nuk mund të jem në fazën parapërgatitore”, ka përfunduar Mihajloviç.

Related posts

“TRAJNERI MEMA KA BESIMIN TIM”/ Flet presidenti Halili: Nëse dikush paraqet dorëheqjen…

Delo.autor

SHKËLQEU NË LIGUE 1/ Arsenal dhe Man City në garë për talentin e Monacos

Isa.Autor

PAS KATËR HUMBJESH RADHAZI/ Liverpool kthehet tek fitorja në Premier falë “Sterling-ut të ri” dhe një autogoli

Delo.autor

Leave a Comment