Futboll Sport

“PERLA” E RRALLË/ Që nga CR7 i Manchester United, si ky SUPER GOL nuk keni parë (VIDEO)

Dominik Szoboszlai i dha kombëtares hungareze fitoren në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, teksa edicioni i dytë i këtij kompeticioni startoi në fillim të këtij muaji. Ai realizoi një supergol nga goditja e dënimit, në një largësi mjaft të madhe, duke gjunjëzuar Turqinë brenda në shtëpi. Një perlë e tillë nuk ishte parë në fushat e blerta që nga koha e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq”.

Portugezi ka realizuar një kryevepër të tillë me fanellën e Manchester United. Mrekullia e Szoboszlai ndodhi në minutën e 80-të të ndeshjes së luajtur pa tifozë në qytetin qendror turk, Sivas. Topi, me një trajektore të çuditshme, goditi shtyllën fillimisht dhe pastaj shkoi në rrjetë, duke e lënë portierin Ugurcan Cakir të dorëzuar dhe “pa tekst”.

Related posts

E PAPRITUR NGA JASIR ASANI/ Sulmuesi i Kombëtares merr vendimin drastik për të ardhmen

F.autor

MILANI PENDOHET/ Sevilla bën planin për të blerë “pasardhësin” e RONALDOS

Isa.Autor

PARA DHE LUKS/ Zbuloni koleksionin “e frikshëm” me makina të Zahas (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment