Futboll Seria A Sport

MILAN KËRKON PËRFORCIME NË SULM/ Maldini nuk dalet, do një tjetër yll të Real Madrid. Ja emri…

Milan-i nuk ka ndërmend të ndalet.

Pasi ka konfirmuar Zlatan Ibrahimovic dhe ka siguruar Brahim Diaz, Djallit mund të realizojë një tjetër goditje tani.

Përsëri nga Real Madrid…

Përforcimi për sulmin e Milan-it mund të vijë edhe këtë herë nga Spanja dhe më saktësisht nga Real Madrid.

Kuqezinjtë kërkojnë një zëvendës të Ibrahimovic dhe, sipas Tuttosport, ëndrra e ndaluar quhet Luka Jovic.

Futbollisti, i cili vjen nga një sezon zhgënjyes, mund të ketë dëshirë për revansh dhe nëse nuk do të ketë hapësira për të te skuadra e Zidane, Milan është gati të përfitojë nga rasti.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mirë dhe nuk përjashtohet mundësia e hapjes së negociatave për një operacion që, gjithsesi, do të mbetej i vështirë për t’u mbyllur me sukses për shkak të formulës së transferimit dhe shifrave.

Related posts

“FINAL 4″/ FSHF përcakton datat për gjysmëfinalet dhe finalet

F.autor

FLET PËR NGJARJET NË SHKODËR/ Ernest Gjoka thyhen heshtjen: Kam pasur kërcënime deri në…

Delo.autor

“EURO 2020″/ I jashtëzakonshëm, Shaqiri realizon një SUPER GOL ndaj Turqisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment