Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ CIES nxjerr blof Juven: Kjo është vlera reale e RONALDOS

Një studim i ri ka zbuluar disa detaje interesante të merkatos së verës, me Chelsea dhe Manchester City që kanë paguar më tepër sesa duhet për dy blerjet e mëdha që kanë kryer.

Chelsea gjithashtu ka marrë më pak sesa duhet për tashmë portierin e Real Madrid, Thibaut Courtois, sipas CIES Football Observatory.

Belgut iu plotësua dëshira me transferimin me vlerë 40 mln euro te Real Madrid, 25 mln euro më pak se çmimi i arsyeshëm që duhet të kishin paguar Los Blancos. Ndërkohë që Chelsea pagoi jashtëzakonisht shumë për Kepa Arrizabalaga, duke i dhënë 80 mln euro Atheltic Bilbao-s, 45 mln euro më tepër se vlera e tij reale.

Për të gjetur vlerat reale të lojtarëve, CIES përdor algoritmet e vetë për të llogaritur çmimin e lojtarit që korrespondon me mesataren e çmimit me të cilin blihet dhe çmimin gjatë sezonit.

Duke përdorur këtë model, CIES del në përfundimin se Manchester City ka paguar 30 mln euro më tepër sesa duhet për mesfushorin algjerian teksa vlera e tij është 40 mln euro dhe jo 70 sa e bleu City.

Raporti gjithashtu del në përfundimin se kalimi i Torreira-s te Arsenal nga Sampdoria kishte më shumë vlerë se transferimi i Cristiano Ronaldo-s tek Juventus.

Topçinjtë paguan 30 mln euro për të, 12 mln euro më pak sesa e kishte vlerësuar studimi përpara merkatos.

Ndërkohë që Ronaldo është blerë 11 mln euro më pak se vlera e llogaritur nga CIES.

Related posts

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Nga Kukësi te Flamurtari, shikoni të gjitha lëvizjet e bëra

Delo.autor

LEGJENDA E MAN UNITED/ Solskjaer: Ja lojtarët që më pëlqyen te Laçi

Isa.Autor

PROTAGONIST TEK SIONI I TRAMEXANIT/ Shikoni asistin që ka dhënë Lenjani në sfidën e sotme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment