Futboll Seria A

Prapaskenat/ Telenovela “Donnarumma”, zbulohet plani ‘i ligë’ i dyshes Raiola-Nedved

Historia e Gianluigi Donnarumma te Milan mund të ketë ardhur në fund. Pjesa më e zjarrtë e tifozerisë kuqezi ka sulmuar hapur numrin 99 gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë të luajtur të mërkurën kundër Verona-s.

Nëse qëllimi ishte të krijohej një krisje tjetër mes portierit dhe tifozëve, me synimin për të rritur tensionin dhe për të forcuar largimin e 18-vjeçarit, atëherë mund të thuhet se plani ka qenë i suksesshëm.

Menaxheri i Donnarumma-s, Mino Raiola, kërkon ta transferojë klientin e tij te PSG ose Juventus. Sipas calciomercato.com, ky është plani i italo-holandezit, i cili duket se ka edhe mbështetjen e Pavel Nedved.

Zëvendëspresidenti i bardhezinjve ka një marrëdhënie miqësie të gjatë me Raiola-n, që ka qenë menaxheri i ish-mesfushorit cek. Juventus, me kusht që të bindë Milan-in për ta shitur portierin, është gati të ofrojë një shumë mes 40-50 milionë euro dhe kartonin e Szczesny.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira dhe nuk mund të përjashtohet ideja e realizimit me sukses të një operacioni tjetër, pas atyre që kanë pasur për protagonistë Bonucci-n dhe De Sciglio.

Related posts

JASHTË FUSHËS PËR DISA JAVË/ Bare pëson dëmtim

F.autor

NDRYSHON SHPIRTIN EKIPIT/ Manchester City zgjedh kapitenin e ri, është një spanjoll

Delo.autor

KËRCËNIMI NDAJ JUXHIN XHAJËS/ Kreu i Shoqatës së Arbitrave: Situata e rëndë, mund të mos i arbitrojmë më krutanët

F.autor

Leave a Comment