Futboll La Liga Sport

ZBULON ËNDRRAT E TIJ NË SIRTAR/ Vinicius: Dua të luaj me idhullin tim dhe të fitoj Botërorin

Ka ëndrra të mëdha sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior.

Braziliani, protagonist me fanellën e Los Blancos, ka dëshirë të fitojë çdo trofe të mundshëm në karrierë, edhe mbi të gjitha me Brazilin.

“Shpresoj të luaj përsëri me Seleçaon”, ka thënë Vinicius për Yellow Green Football.

“Shumë nga idhujt e mi janë aty. Neymar, që është frymëzimi im, luan për Brazilin dhe do të ishte bukur ta vishja fanellën e kombëtares bashkë me të”.

“Kam punuar për t’u grumbulluar dhe shpresoj që të lumturoj njerëzit tanë. Dua të luaj në Botërorin e ardhshëm, që shpresoj ta fitojmë”.

“Por ka shumë lojtarë të mirë që mund të grumbullohen, kështu që unë po përqendrohem te përmirësimi i paraqitjes time. Dua të kem më shumë eksperiencë në fushë dhe duhet të jem gati të jap maksimumin nëse grumbullohem me kombëtaren”.

Related posts

Inter do të fitojë 25 milionë euro, sepse Kondogbia po shkelqen tek Valencia

Q.Autor

Messi është duke e shikuar nga spitali ndeshjen e Barcelonës

Q.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Neymar do të largohet nga PSG, do sërish rikthimin tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment