Futboll Shqipëri Sport

“CIKALLESHI KA PROBLEME, POR KAM BESIM TEK EKIPI I M”/ Trajneri Reja: Ja ku mund të bëj ndryshime

Pas fitores ndaj Bjellorusisë në transfertë, Shqipëria do të luajë si vendase ndaj Lituanisë ditën e nesërme, në ndeshjen e dytë për Ligën e Kombeve. Përpara kësaj sfide, duke filluar nga ora 18:00 në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe kapiteni, Elseid Hysaj.

Reja është shpehru se do të jetë një ndeshje e v/shtirë pasi Lituania luan mirë me topin. “Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.

Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur.

Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.”

Related posts

E TRISHTË/ INFEKSION I RËNDË: Kampioni olimpik MBYLL para kohe sezonin

Isa.Autor

PAS “BOMBERIT” PIATEK/ Calhanoglu “tërbon” tifozët e Milanit: Largohem nëse më kërkon…

Delo.autor

Jo City, PSG apo Barcelona … skuadra më e mirë në Evropë është Viktoria Plzen

Q.Autor

Leave a Comment