Futboll Sport

GOLI HISTORIK ME SPANJËN/ Familja e Ansu Fati “shpërthen” në festë të “çmendur” (VIDEO)

Ansu Fati ka shkruar emrin e tij në histori të kombëtares së Spanjës, me një gol të shënuar ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve.

Talenti i Barcelonës shënoi në minutën e 32-të, teksa pasi bën një lëvizje të bukur lëshon një prehdë nga jashtë zone dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës. Me këtë gol, Fati futet në historinë e Spanjës, pasi bëhet lojtari më i ri në histori, vetëm 17 vjeç, që shënon për këtë kombëtare.

Gëzimi për këtë te talenti 17-vjeçar ishte shumë i madh, por akoma edhe më i madh duket se ka qenë te familjarët e tjerë të tij. Në një video të publikuar nga të afërmit e tij, shihen familjarët të cilët shpërthejnë në një festë të çmendur pasi Fati shënon golin historik, i cili do të mbetet në mendjen e tij shumë gjatë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Nga “Los Blancos” në “Men in Black”, zbulohet arsyeja e uniformës së Realit

Sadik.Autor

ELIMINATORËT/ Rikthehet Holanda e frikshme, shkatërron Bjellorusinë

Delo.autor

SHUMË LARG “KRYQËZIMIT”/ Inter-Simeone nuk bëhet dhe arsyeja është…

Delo.autor

Leave a Comment