Futboll Seria A Sport

“S’KEMI MBROJTËS”/ Pioli ankohet për prapavijën: Shtatë ditë nuk mjaftojnë për Europa League

Stefano Pioli vijon të përgatisë Milanin për sezonin e ri. Me organikë të reduktuar, por ekipi regjistroi një tjetër poker të shtunën duke mundur Monzën në miqësore. Lidhur me momentin e kuqezinjve, ka folur vetë trajneri në një intervistë për televizionin e klubit.

Çfarë ndjesish keni nga miqësorja me Monzën?

Një provë e vështirë dhe e rëndësishme, sepse hasëm jo pak vështirësi, por ishte një ndeshje që na nevojitej. Përveç minutave, patëm fat që askush s’u dëmtua. Të rinjtë u përgjigjën mirë, ndaj mund të them se jam i kënaqur.

Mendoni se do të jeni gati për Ligën e Europës?

Kemi kryer një fazë përgatitore të veçantë, sepse disa lojtarë ishin të dëmtuar e të tjerë u larguan me kombëtaret. Në rastin më të mirë do të jemi së bashku të gjithë në datën 10 shtator. Koha është e pakët, aq më tepër që Shamroku është në kulmin e formës, sepse luan prej 9 javësh dhe po kryeson kampionatin.

Tashmë edhe Ibra është në grup. Jeni i lumtur?

Zlatani ka shumë vendosmëri dhe është shumë i motivuar. Ndaj Monzës duhej të luante vetëm 10 minuta, por siç e patë, qëndroi shumë më gjatë në fushë. Kërkon formën sa më shpejt, sidomos në kuadër të Ligës së Europës.

Si ju duket Brahim Diazi?

Brahimi ka shumë veçori të mira teknike dhe punon mirë me topin. Ka nevojë për pak kohë ambientimi, pasi futbolli italian ndryshon me atë që ishte mësuar. Ka kryer vetëm gjysmë stërvitjeje me grupin, megjithatë cilësitë nuk mund t’i vihen në dyshim.

A ju kënaqën të rinjtë?

Mosha nuk ka rëndësi, por të rinjtë tanë ndaj Monzës u paraqitën në nivelin e duhur. Për një ekip është thelbësore që të ketë sa më shumë alternativa. Cilësitë nuk i mungojnë askujt, thjesht duhet t’i shfaqin me vazhdimësi. Unë nuk përjashtoj askënd, ata e kanë vetë në dorë. Kalulu, Maldini, Robak, apo kushdo tjetër do të ketë shansin e tij.

Do të ketë goditje të tjera në merkato?

Të gjithë duan përmirësimin e skuadrës e do të gjendemi gati nëse do të kemi raste të volitshme. Na pret një sezon i vështirë dhe sa më shumë të përmirësojmë grupin, aq më mirë do të jetë.

Mbrojtja dhe sulmi dhanë përgjigje të ndryshme ndaj Monzës, apo jo?

Kemi mungesa në prapavijë. Lojtarët i kam me numërim për arsye të ndryshme dhe ky është një problem për t’u zgjidhur. Muzakio dhe Romanjoli kanë ende probleme. Sa për sulmin, jam i kënaqur, por pres të përmirësohemi, sepse futbolli ofensiv, sipas meje, kërkon sforco.

Tonali, Kieza, Bakajoko përmenden pranë Milanit. Cilin dëshironi?

Nëse Tonali vjen, do të jem shumë i lumtur. Edhe për Kiezën shkruhen shumë gjëra, por tani është moment për të punuar e jo për të lexuar. Sa për Bakajokon, ju përsëris se po pyesni gjithsesi njeriun e gabuar.

Related posts

KOMISIONI I DISIPLINËS me “dorë të hekurt”, dënohen dy djemtë e presidentëve, ultimatum për klubin e TIRANËS

Isa.Autor

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ironia e shortit të Champions-it, Barcelona futet mes Liverpool-it

Delo.autor

Leave a Comment