Futboll Sport

ÇUDIA NË NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja europiane zbret në fushë me ekip të improvizuar

Një ndeshje tejet e veçantë do të jetë ajo mes Republikës së Çekisë dhe Skocisë për Ligën e Kombeve.

Çekia u prek nga Koronavirusi, teksa dy futbollistëve Patrik Shik dhe Tomas Suçek, së fundmi janë zbuluar edhe dy raste të tjera me virus në këtë kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, Çekia kërkoi shtyrjen e ndeshjes, për tu luajtur në një datë tjetër, por kjo kërkesë nuk është miratuar nga UEFA.

Për të dalë nga situata dhe për të mos e humbur ndeshjen në tavolinë, Çekia ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta luajtur ndeshjen. Çekët kanë improvizuar një ekip tjetër që do të zbresë ditën e sotme në fushë. Ekipi do të drejtohet sot nga trajneri i përfaqësueses së 18-vjeçarëve.

62367058aa71fe83562c6b9fadcdb0b1-112-kVOC-U3801768347073HaD-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Ky i fundit ka ftuar 23 lojtarë, të cilët nuk kanë luajtur asnjëherë me kombëtaren e parë. Kapiten i skuadrës do të jetë Roman Hubnik. 36 vjeç, i cili për herë të fundit ka luajtur me ekipin në Europianin e Francës dhe pas përfundimit të turneut njoftoi tërheqjen.

Related posts

ENIGMAT NË KATEGORINË SUPERIORE/ Europa dhe mbijetesa bëjnë lëmsh 8 skuadra

Delo.autor

Southgate: Ishim 20 minuta larg finales, Botërorin ta mbyllim me fitore

Isa.Autor

Moratti: Interi mund të konkurrojë për titull vitin e ardhshëm!

Sadik.Autor

Leave a Comment