Futboll Sport

SPIKATI NË KATEGORINË SUPERIORE/ Gjilani i Mezanit pranë akordit me mbrojtësin 31-vjeçar

Gjilani i Gentjan Mezanit, vazhdon me përforcimet në merkato, teksa po mendon të blindojë repartin e mbrojtjes. Bardhekuqtë janë shumë pranë akordit me mbrojtësin kroat Ivan Fushtar, i cili spikati në Kategorinë Superiore disa sezone me parë, teksa veshi fanellën e Flamurtarit dhe Kamzës.

FOUSTAR8

Akordi është konfirmuar nga drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli, për mediat kosovare. Fushtar tashmë është 31-vjeç dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës Nea Salmis në Qipro.

Kroati ka një CV tepër të pasur për sa i përket të kaluarës, teksa është aktivizuar me Al Arabin në Katar dhe disa skuadra kroate si Sibenik, Zadar, Slaven Belupo, RNK Split, etj.

Related posts

BARCELONA-INTER/ Ja çfarë ndodh me Messin… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PRAPASKENAT E “SHERRIT”/ Khabib gati sa nuk goditi Leonardo Di Caprion

Delo.autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Ka GOL në ndeshjen Fulham – Arsenal, befasojnë miqtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment