Futboll Shqipëri Sport

“NUK KISHIM ENERGJINË DHE FRESKINË E DUHUR”/ Sadiku: Duhet harruar sa më shpejt si ndeshje dhe…

Kombëtarja e Shqipërisë humbet me rezultatin 0-1 ndaj Lituanisë në “Air Albania” duke fshirë fitoren e mirë ndaj Bjellorusisë. Një ndeshje skandaloze dhe e turpshme nga ekipi kuqezi që dhuroi një paraqitje të ngjashme me një ekip amator.

Deklarata e Armando Sadikut:

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Nuk kishim energjinë dhe freskinë e duhur. Duhet harruar më shpejt si ndeshje dhe të shikojmë ndeshjet e tjera. Kjo është mënyra që trajneri na kërkon, sulmuesit të kthehen dhe të shikojnë me fytyrë nga porta. Do doja shumë që të shënoja dhe ta inaguroja këtë stadium me gol, siç bëra në Shkodër. Nuk isha në momentin e duhur që të shënoja dhe më vjen shumë keq. Lituania e bllokoi shumë mirë mesfushën tonë. Na mungoi një mesfush që të na gjente në sulmuesve dhe të na jepte një top të mirë.” – deklaroi Sadiku pas ndeshjes ndaj Lituanisë.

AlpeSport.al

Related posts

Arsenal-Liverpool, derbi anglez për “yllin” e madh portugez

Sadik.Autor

MË TË MIRËT DHE ZHGËNJIMET NË SUPERIORE/ Ja formacionet e javës që lamë pas në elitën e futbollit shqiptar…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Liverpool dhe Roma zbresin në fushë, titullarët në Austri e Moldavi

F.autor

Leave a Comment